Një koncert në Gostivar e ka rikthyer artisten e njohur të skenës pranë publikut, pas një kohe të gjatë izolimi. Megjithëse ka punuar për projekte të reja muzikore, Tuna ua ka ndier mungesën koncerteve live pranë publikut të saj.
Por koncerti i fundit, rikthimin e Tunës e përqendroi edhe te barku i saj, dukshëm i rrumbullakosur. Mijëra sy dyshuan se këngëtarja është duke pritur fëmijën e dytë. Shumë shpejt, fotot dhe videot që qarkulluan në rrjet u shoqëruan me titujt që këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë…
Por Tuna nuk foli… Si gjithmonë, i zbulon gjërat atëherë kur do. Deri tani, pas përshkrimit të këtyre fotove, kur vendosi të ndajë me të gjithë miqtë virtualë.
“Ndihem e privilegjuar që pas këtj izolimi të gjatë individual dhe profesional, @theparkfestival festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar, të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca…
PS: A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!… Stay tuned” – shkruan Tuna dhe duket që nuk ka më nevojë për konfirmim.
https://www.instagram.com/p/CE18-aiF7ni/?utm_source=ig_embed
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra