Deputeti i LDK’së thotë se nuk është fundi i botës nëse AAK largohet nga koalicioni

19:28 | 8 Shtator 2020
L G

Deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi, ka komentuar zhvillimet politike me partnerin e tyre të koalicionit, AAK.

Rexhepi për Klan Kosova ka deklaruar se nuk është fundi i botës nëse AAK largohet nga koalicioni, dhe sipas tij nëse kjo ndodhë, do duhej konsensus për një Qeveri e cila do të çonte përpara proceset e mbetura.

”Nëse AAK, e ka  vendos të largohet, nuk është fundi i botës. Largohet AAK, se si bëhet koalicioni e shohim në momentin kur krijohen rrethana të reja”.

”LDK-së më së miri i konvenon t’i fitojë votat vetë, por s’po mundet të fitojë ashtu asnjë parti vetë. Nëse AAK vendos me dalë, duhet ta gjejmë një konsensus më të gjerë”.

”Kush e do Kosovën le ta mendojë më të mirën. E kem për borxh që brenda një viti, që nëse AAK del nga koalicioni, të kemi një Qeveri për t’i përmbyllur proceset e mbetura”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme