Shkupi me 575 raste aktive me coronavirus

18:06 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni është 1.895, ndërsa Shkupi është qyteti me më së shumti raste aktive me 575 raste aktive.

Pas Shkupit, më së shumti raste ka në Kumanovë 231, Prilep 139 dhe Tetovë 104, njofton telegrafi maqedoni.

Në komunat brenda qytetit të Shkupit më së shumti ka Aerodromi me 99 raste, Gazi Baba 72, Komuna Qendër 62. Çairi ka 55 raste aktive, Karposhi 63, Gjorçe Petrovi 34, Butrelli 36, Shuto Orizare 23, Studeniçani 17, Saraj 16, Haraçina 10, Ilideni 11.

Komunat me më pak raste aktive janë Sopishte 4, Çuçer Sandeva 2, Petroveci 4 dhe Zelenikova me vetëm 1 rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme