Shahini: E lumtur që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas

16:22 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në një status në rrjetet e saj sociale ka shprehur kënaqësinë që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas të ardhur nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip #falas nga #Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe”, ka shkruar Shahini në facebook.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2670209119902851

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme