Google ADS

Ministri Zemaj gëzohet që s’ka asnjë vdekje nga Covid-19, këshilltari i kryeministrit i’a tërhjek vërejtjen

15:23 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Këshilltari i kryeministrit Visar Berisha i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt pas ai me entuziazëm ka shkruan që Kosova sot nuk ka shënuar asnjë vdekje nga virusi Covid-19.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se duhet të ketë kujdes pasi virusi pritet të kthehet në vjeshtë, shkruan Arbresh.info.

Berisha që është edhe mjek ka thënë se virusi është këtu, ende i forte për te shkatërruar.

Ky është reagimi i plotë pak minuta pas shkrimit të ministrit:

Po, asht e vertete se numrat kane filluar te flasin ne favorin tone!

Por kjo eshte vetem nje frymarrje e lehte para se te futemi ne vjeshten e vone, ku moti do te jete kunder nesh.

Tash asht koha me reflektu mbi mesimin e mesuar se nese e mbajme masken, si fanatikë te mbrojtjes se shendetit publik, kemi me ia dal.

Kjo do te jete nje perballje jo e lehte me nje anmik dinak e te pa mshirshem.

Ne nuk mund te na ndodhe ta perserisim gabim fatale se “virusi shkoj”!

Virusi eshte ketu, ende i forte per te shkaterru, por vec nese nuk e mbajme masken.

 

Ndryshe ky ishte shkrimi i ministrit Armend Zemaj:

Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë, por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, sikurse as edhe të personelit mjeksorë dhe të të gjithë aktereve të tjerë të involvuar në luftë me pandeminë.

Ndërsa gjatë ditës, rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë te situatës per Covid 19 biseduam me kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.

Po ashtu, vizitova edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, ku me dr. Anton Shllakun – drejtor dhe stafin menaxhues biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

E falënderova stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë.

Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme