Google ADS

Sqaron KFOR-i: Takimi Hoti-Stoltenberg s’ka lidhje me incidentet si ai i Karaçevës

12:15 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka sqaruar natyrën e takimit që do të ndodhë sot mes kryeministrit Avdullah Hoti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg.

Përmes një komunikate për media, KFOR’i ka thënë se takimi Hoti-Stoltenberg ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet e kohëve të fundit siç është ai i Karaçevës, shkruan Arbresh.info.

“NATO dhe KFOR’i theksojnë se misioni i KFOR’it mbetet i pandryshuar për të mbajtur një ambient të sigurtë dhe liri të lirë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Takimi mes sekretarit të përgjithshëm të NATO’s dhe z. Avdullah Hoti është i planifikuar për një kohë të gjatë dhe nuk lidhet me incidentet specifike të kohëve të fundit. NATO vazhdon të përkrahë dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja mes Beogradit dhe Prishtinës i cili është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg në selinë e NATO’s në Bruksel.

Hoti dje ka zhvilluar takimin e nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për të vazhduar dialogun mes dy shteteve.

Hoti sot në Bruksel takohet me Stoltenbergun

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme