Google ADS

VV: Kryeministri jolegjitim solli dëme nga Washingtoni në vend të njohjes

11:30 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar reagimet për marrëveshjet që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Në një reagim me shkrim kanë numëruar sipas tyre dështimet që ka sjellë marrëveshja në Washington, raporton Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme