Google ADS

Zaev: Për herë të parë kremtojmë “8 shtatorin” si vend anëtarë i NATO-s

10:54 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri, Zoran Zaev gjatë ceremonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë tha se “8 Shtatori” i vitit 1991 kujton ditën kur të gjithë qytetarët u bashkuan për rrumbullakimin e pavarësimit dhe me këtë rast zgjodhën rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Këtë vit si asnjëherë më parë vendi jonë feston Pavarësinë si anëtarja e 30-të e NATO-s dhe si shtet që do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Këtë vit, shteti ka më së shumti miq dhe është i hapur ndaj botës. Periudha që na pret është periudhë e evropianizimit të vendit”, tha Zaev dhe njëherit i bërë thirrje qytetarëve të jenë aktiv dhe opozitës të jetë konstruktive.

Zaev ndër tjerash ftoi qytetarët të bashkohen në luftën ndaj Koronavirusit, duke theksuar: “Lufta ndaj pandemisë vazhdon dhe do të forcohet. Por ashtu si bota edhe ne do të përballemi vetëm nëse jemi të bashkuar dhe të gjithë i respektojmë masat. Do t’ia dalim së bashku!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme