Bie përsëri numri i rasteve të reja me Covid-19 në ShBA

09:00 | 8 Shtator 2020
V. S.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 24,362 raste të reja të koronavirusit. Një ditë më parë u shënuan mbi 31,000 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 6.3 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 265 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 189,206.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 6.3 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme