Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë në dy ditët e fundit në Kosovës.
Dje dhe sot janë raportuar me pak se 100 raste, shifër kjo me e vogël që nga muaji qershor.
Korriku dhe gushti ishin piku i Covid-19 në Kosovë, gjatë kësaj kohe u raportua numri më i madh i rasteve që nga fillimi i pandemisë, me 13 mars.
Ndërsa një rënie e lehtë e rasteve është vrenjtur në fillim të shtatorit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 85 raste të reja me Covid-19.
Aktualisht në vendin tonë kanë humbur jetën 568 pacientë të cilët ishin të prekur me Covid-19.Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 14 mijë 204 raste nga 54 mijë 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 993.Një ndër komunat me të prekura nga ky virus po vazhdon të mbetet Prishtina.
“Tetori i librit”, Presidenti Begaj takim me shkrimtarë dhe ...
80 për qind e tiranasve kundër organizimit të “Kampionatit ...
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i ba...
Indonezia ngre alarmin për shkak të shpërthimit të vullkanit...
Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gj...
Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e...