Ironisë të kryeministrit Rama se “ka hipur në varkë, por nuk ka vela”, Kryemadhi iu përgjigj se ajo hipën në varkat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve.
Në një interistë për “5 pyetje nga Babaramo” Kryemadhi tha se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se “duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava”.
“Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e mi, por janë socialistët që duan “një dorë në revani e një dorë në bakllava”. Socialistët e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI”, – tha Kryemadhi.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj