Edi Rama nuk shkoi kot i maskuar në takimin në presidencë, kur kreu i shtetit e kishte thirrur për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve. Kryeministri që mjafton të shohësh fotot që hedh në Facebook-un e tij, del gjithnjë pa maskë, e dinte që po luante në fushë kundërshtare.
Dhe në fakt dekreti që nxorri Ilir Meta e vërtetoi këtë. Ai vendosi 25 prillin si një datë datë zgjedhjesh më pranë kërkesave të opozitës. Nëse ai kishte marzh për të luajtur në një kufi kohor nga 15 prilli deri në 15 maj, ai zgjodhi të të dielën e dytë që kishte mundësi. Të gjitha partitë e opozitës reale që u ftuan në presidencë, me përjashtim të Rudina Hajdarit, kërkuan datën 18 maj. Ndërsa presidenti e shtyu me vetëm një javë dëshirën e tyre.
Pas takimit me Metën lideri i opozitës, Basha, deklaroi:”Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen”.
Por kalkulimi i Metës, mendimi i të cilit ndaj Ramës është i njohur, nuk lidhet vetëm me dëshirën e opozitës për të shkuar sa më parë drejt betejës elektorale. As me dhënien një bonusi ndaj Bashës dhe Kryemadhit, të cilët pasi dështuan të provokonin një garë elektorale të parakohshme, po marrin sadisfaksionin e zhvillimit të tyre që në prill.
Përpos këtij aspekti simbolik Meta duket se është kujdesur edhe për detaje të tjera. Sa më parë që të zhvilloheshin zgjedhjet, aq më e dobët do të jetë qeverisja e dalë nga një dimër i vështirë, me papunësi në kuotat maksimale, pa buxhet për investime dhe me efektin e pritshëm që mund të ketë një valë e dytë Covid 19 në vend.
Nëse ato do të zhvilloheshin në afatin e fundit në mes të majit, koha do të qe ngrohur, një e dielë plazhi mund të qe e mundshme e cila përpos abstenimeve si pasojë e rendjes drejt detit, mund ti bënte votuesit të retushonin në memorien e tyre ditët e një dimri të vështirë.
Natyrisht këto janë faktorë të vegjël në raport me hendekun e thellë që do të paraqisë këtë herë fushat elektorale, por Meta, si ‘i pavarur” kaq mundësi kishte ta ndihmonte opozitën. Ndoshta edhe Rama e dinte këtë ndaj dhe dha sinjalin që po shkelte në një tokë në të cilën duhej të ruhej./lapsi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...