Gazetari Augustin Palokaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së se njohja e Kosovës nga Izraeli nuk mund të ketë kurrfarë ndikimi te 5 shtetet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Vendet e BE-së e mbajtën këtë qëndrim edhe pas vendimit të GJND-së, edhe pse si arsyetim fillimisht e kishin pasur se shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por edhe kur GJND-ja e dha mendimin se shpallja e pavarësisë nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, këto shtete nuk e ndryshuan qëndrimin”, ka thënë ai.
Palokaj ka thënë se këto 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën i kanë pasur arsyet e veta.
“Kanë të bëjnë me situatat e brendshme, por BE-ja po ashtu ka filluar të ndjehet mirë në qëndrimin neutral ndaj statusit, pavarësisht se shumica e madhe e vendeve e kanë njohur Kosovën”. ka thënë ai.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel