Vetëvrasjet e pacientëve me koronavirus, epidemiologu shqiptar në SHBA sqaron pse ndodh kjo

23:16 | 7 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Skënder Murtezani, epidemiolog në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbuloi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 arsyen se pse ka pasur raste pacientësh me Covid-19 që janë vetëvrarë.

“Për rastet e vetëvrasjes duhet të merren parasysh disa faktorë: gjendja psikologjike para koronavirusit dhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit.

Për shembull, hidroksiklorokina njihet se ka efekt anësor tendencën e vetëvrasjes”, tha Murtezani.

Mjeku epidemiolog tregoi se si veprohet në SHBA: “Në Amerikë, pacientëve që në trajtim kanë hidroksiklorokinë ose steroide, një person nga stafi caktohet që të kujdeset për ta dhe të raportojë për çdo ndryshim psikologjik që mund të kenë”.

Sipas Murtezanit, ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të jenë të qetë: “Mendoj se ata që e kanë kaluar Covidin duhet të jenë të lumtur. Janë 99% të kuruar dhe të mbrojtur njëkohësisht”./gazetamk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme