Google ADS

Turqia me masa të reja kundër koronavirusit

23:05 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

“Në të gjitha provincat, nuk do të lejohet asnjë udhëtar në këmbë në transportin publik”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Turqia njoftoi sot masa të rrepta të reja për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), pasi raporti ditor i numrit të infeksioneve të reja në vend kohët e fundit tejkaloi 1.000 pacientë.

“Në të gjitha provincat, nuk do të lejohet asnjë udhëtar në këmbë në transportin publik”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pas një takimi që zgjati mbi katër orë të Kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Ai shtoi se edhe kafenetë dhe restorantet gjithashtu do t’u nënshtrohen inspektimeve më të rrepta.

Në lidhje me vitin e ri shkollor, Erdoğan tha: “Ne do të vazhdojmë arsimin me një sistem ku do të bëjmë edukim edhe ballë për ballë, edhe nga largësia, duke marrë parasysh kushtet e epidemisë”.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të hapë shkolla, duke filluar me nxënës të nivelitparashkollore dhe të klasës së parë, sipas preferencës së familjeve individuale.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Fahrettin Koca, numri i të infektuarve me COVID-19 në Turqi është rritur në 281.509, me 1.703 raste më shumë gjatë 24 orëve të fundit.

Ai tha se 57 pacientë të tjerë humbën jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.730, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 252.152./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme