Lojtari i PSG rezulton pozitiv me koronavirus

21:15 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Mbappe është lojtari i radhës i infektuar me Covid-19.

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, përcjell lajmi.net.

Mbappe është lojtari i shtatë nga radhët e PSG që infektohet me këtë virus.

Më herët ishin infektuar edhe Neymar, Paredes e Di Maria.

Mbappe tashmë pritet të largohet nga grumbullimi me kombëtaren e Francës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme