Google ADS

Danimarka ndryshon ligjin për tubimet pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus

21:00 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Danimarka ka ndaluar tubimet me mbi 50 persona për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vend.

Ministri i Shëndetësisë së Danimarkës ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kopenhagë dhe në disa qytete tjera, transmeton arbresh.info

Ligji për tubimet do të futet në fuqi deri më 22 shtator.

Deri më tani Danimarka ka shënuar 18,540 raste me koronavirus dhe 628 viktima, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme