Avokati, Artan Qerkini ka folur për katër mijë dosjet që u kanë shkuar në zyrë Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Qerkini ka deklaruar se kjo është një befasi se si ka mundësi që disa të ashtuquajtura prova t’i vihen në dispozicion një organizate që nuk ka qenë as subjekt i hetimeve dhe as subjekt i ndonjë aktakuze.
“Procedurë e pazakontë në vete, mbetet të shihet se si do të trajtohet kjo çështje, sepse është çështje mjaft serioze. OVL e UÇK-s paralajmëroi se ato prova do t’i dorëzojë në zyrën e prokurorit të specializuar, po besojë se nga ajo zyre do të merret një përgjigje e shpejtë se në çfarë mënyre ato të ashtuquajtura prova të kenë mundësi të kenë dalë nga zyra prokurorit të specializuar apo nga gjykata. Ata e kanë për obligim të japin një shpjegim se si ka ndodh kjo”.
“Sepse procedurat janë të qarta në përputhje me rregulloren e procedurës së provave, provat i dorëzohen vetëm të pandehurit dhe mbrojtësit të tij apo më shumë mbrojtësve, një kopje i dorëzohet edhe gjykatës që duhet ta bëjë administrimin e tyre nëse vije deri tek shqyrtimi gjyqësor. Kjo është procedura standarde e veprimit, mirëpo ne po e shohim se në këtë rast kjo procedurë si duket nuk është respektuar megjithëse nuk dua të paragjykojë asgjë”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Ai ka thënë se çdo provë që shqyrtohet nga një gjykatë për të prodhuar efekte juridike duhet të jetë autentike.
“Për të kontestuar autenticitetin e saj natyrisht palët kanë mundësi pasi ta ekzaminojnë një dokument ta kontestojnë edhe autenticitetin e tij. Kjo bëhet gjithmonë në procedurën e provave në shqyrtimin gjyqësor , tash këto prova që i kanë në posedim OVL e UÇK, nuk i kemi parë as nuk mundemi të deklarohemi për autenticitetin e tyre. Është shumë e natyrshme që prokuroria të njoftohet, vendimi për ta njoftuar prokurorinë është për tu përshëndetur dhe prokuroria do të bëjë hetimet se në çfarë forme ato dokumente kanë dalë jashtë prokurorisë apo gjykatës”.
I pyetur se nëse këto dokumente kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale siç thonë nga OVL e UÇK-së, avokati deklaroi se do të rrënohet kredibiliteti i saj.
“Nëse këto dokumente kanë rrjedh nga Gjykata Speciale, atëherë seriozisht do të rrënohet kredibiliteti i saj, nëse gjykata në mënyrë flagrante i shkel rregulloret që vet i ka nxjerr atëherë nuk ka dilemë që gjykata nuk është kredibile të merret me rastet e këtij profili”.
“Sepse do ta humbas profilin që ajo gjykatë do të mundtë zhvillojë procedura prej të cilave mund të garantohen të drejtat e të pandehurve që njihen me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut. Kjo gjykatë nuk do të mund të jetë e aftë më të gjykojë rastet e këtij profili”, ka thënë Qerkini.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...