Komisionari Evropian për Zgjerimin Olivér Várhelyi ka biseduar me zyrtarin e lartë amerikan Matthew Palmer sot në Berlin për zhvillimin ekonomik dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Olivér Várhelyi deklaroi se në takim u bisedua në lidhje me efektin e ndërsjellë të marrëveshjeve të nënshkruara në Uashington dhe punën e BE-së mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Ne kemi konsideruar se si të punojmë për zbatimin me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe pajtimit midis Serbisë dhe Kosovës,” shkroi ai në Twitter.
Komisionari Evropian për Zgjerimin deklaroi se ai kishte një bisedë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq lidhur me takimet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se diskutuan punën e mëtejshme të përbashkët të BE, Serbisë dhe Kosovës në bazë të marrëveshjes nga Uashingtoni.
Me takimin midis Vuçiqit dhe Hotit, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së vazhdoi sot në Bruksel.
Në një deklaratë të përbashkët, Vuçiq dhe Hoti u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me angazhimet e tyre.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...