Ish shefi i Barcelonës, Ariedo Braida është i bindur që sulmuesi Luis Suarez, do shkëlqejë të Juventus-i.
Uruguaiani ka arritur marrëveshje personale me “Bianconerët” dhe vetëm disa ditë na ndajnë nga kompletimi i marrëveshjes mes dy klubeve, transmeton portali arbresh.info.
Braida beson se Suarez do shkëlqejë pranë Ronaldo-s, ngase të dy janë top lojtarë.
“Ai është si George Weah dhe Andriy Shevchenko, ka stil unik”.
“Ai gjithmonë do shënojë gola, ka lindur sulmues dhe do kalojë kohë të mirë me Cristiano Ronaldo-n. Të dy kanë lindur sulmues”, deklaroi ai.
Suarez do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër me vlerë 10 milionë euro për sezon./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...