Numri i të infektuarve me COVID-19 në Spanjë arrin në gjysmë milioni

19:16 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Spanja raporton 2,440 raste me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, duke u bërë vendi i parë në Evropën Perëndimore me gjysmë milioni të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë së Spanjës tha se 26,560 raste të reja janë regjistruar që nga dita e premte e deri të hënën.

Arbresh.info transmeton se në Spanjë janë shënuar edhe 98 viktima të reja duke rritur numrin e viktimave në 29,516.

Spanja ka mbajtur nën kontroll situatën me koronavirus gjatë valës së parë e cila goditi më së shumti të moshuarit, por me largimin e masave të kufizimit në muajin qershor, numri i rasteve është rritur nga qindra raste në mijëra raste në ditë, shkruan BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme