Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, po thotë se partisë mund t’i bëjë hair largimi i Vjosa Osmanit. Kryetari i Istogut thotë se kjo është zgjedhje e vetë Osmanit, por nëse do të shkojë, “udha e mbarë i qoftë”
Këto deklarata të Rugovës vijnë pasi Osmani gjatë ditës së sotme tha se me LDK’në ka përfunduar gjithçka, dhe la të hapur mundësinë e bashkëpunimin e kryetarin e VV’së, Albin Kurtin.
Rugova ka deklaruar për Express se Osmani ka rënë ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, prandaj edhe është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse që mbante në parti.
“Ajo është larguar nga postet udhëheqëse në parti, pasi ka ra ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, qoftë me Këshillin apo Kryesinë e partisë. Bazuar në statutin e partisë, kjo është arsyeja e largimit të saj nga pozitat që ka pasur. Ne të gjithë i kemi mendimet tona, por kur merren vendime me shumicë votash duhet të respektohen, ajo nuk i ka respektuar”, ka deklaruar Rugova.
E për mundësinë bashkëpunimit të Osmanit me ndonjë parti tjetër, apo formimin e një partie të re, Rugova tha se nëse ky është vullneti i saj, “udha e mbarë i qoftë”.
“Unë besoj se i bën hair, nëse është vullneti i saj, udha e mbarë i qoftë. Ne mbrapa nuk e kthejmë”, ka deklaruar nënkryetari i LDK’së.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka deklaruar se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.
“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.
Osmani ka përmendur edhe mundësinë e bashkëpunimin me të parin e VV’së, Albin Kurtin.
Ajo tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.
“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, e se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha Osmani.
Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozita si nënkryetare e LDK’së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, më 20 qershor të këtij viti.
Kryesia e LDK’së kishte deklaruar se shkarkimi i Osmanit kishte ndodhur për shkak të mospërputhjes së qëndrimeve të saj me partinë.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite