Google ADS

Takim Macron-Mitsotakis për situatën në Mesdheun Lindor

16:53 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohen në Korsikë, në prag të një samit të G7-s, sipas burimeve qeveritare.

“Do të diskutojmë për ngjarjet në Mesdheun Lindor, por edhe për çeshtjet bilaterale në fushën e mbrojtjes”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas, në lidhje me takimin Mitsotakis-Macron.

Sipas burimeve, kryeministri grek zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel, gjatë së cilës biseduan për situatën në rajon dhe marrëveshjen europiane./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme