Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është zotuar që prezantimi i të dhënave për COVID-19, tash e tutje do të bëhet edhe në gjuhën e personave me aftësi të kufizuara.
Zemaj në një konferencë për media, ka kërkuar falje që ky prezantim i të dhënave nuk është bërë deri tani në atë gjuhë, transmeton Telegrafi.
“Si Ministri e Shëndetësisë duhet të zotohemi që prezantimin e të dhënave për COVID-19, do ta bëjmë edhe në gjuhën e personave që janë më aftësi të kufizuara. Kërkoj falje në emrin tim dhe të kolegëve të mi, por herëve tjera do të jemi më të kujdesshëm”, tha ai.
Zemaj pohoi se këtyre ditëve ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa bëri apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...