Google ADS

Lyon-i refuzon ofertën e Arsenal-it me para plus lojtar për Aouar-in

14:23 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Lyon ka refuzuar ofertën e Arsenal-it për mesfushorin Houssem Aouar.

Sipas RMC Sport, “Topçinjtë” kanë ofruar 31.2 milionë euro plus mesfushorin Matteo Guendouzi për shërbimet e francezit, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, Lyon-i e ka refuzuar këtë ofertë, ndërsa e vlerësojnë Aouar rreth 45 milionë euro.

Forma e mirë e francezit ka bërë që të fitojë vëmendjen e top klubeve evropiane, ndërsa do kalimin të Juventus-i.

Lyon-i do e lejojë Aouar-in të transferohet në Londër, por në këmbim kërkon vetëm para, vlerë të cilën nuk mund ta paguajë skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta.

Në garë për Aouar mbetet edhe Manchester City, të cilët e shohin si pasuesi i David Silva-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme