Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së sot do të mbajë konferencë lidhur me Gjykatën Speciale.
Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë thënë se ka ardhur një pako me materiale me afër 4 mijë dosje nga Gjykata Speciale në zyrën e kësaj organizate në mëngjesin e së hënës, raporton Arbresh.info.
Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati ka thënë se nuk e dinë përmbajtjen e tyre.
“Në ora 9 e 15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në organizatë që nuk e dimë ka ardhur. Në këtë paketë janë 4000 dosje të Gjykatës Speciale. Çka jonë dhe çka ka nuk e dimë”, ka thënë ai.
Nasim Haradinaj nga kjo organizatë tha se prej pushtetarët e Kosovës kanë ra pre e Serbisë, sepse votuan një Gjykatë një etnike.
Sipas tij në dokumentet që i pati përpara janë emrat e të gjithë qytetarëve që i kanë mbrojtur, të dhënat sekrete janë aty dhe me datëse ku janë marruar në pyetje.
Në këto deklarata kërkohet nga ta që t’i vërtetojnë deklaratat e viteve 90′ që i kanë dhënë nën dhunë.Haradionaj tregoi se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me vrasës dhe kriminel serb, si Bobdan Petriç, njerëz të mbrojtjes së Millosheviqit Radiç Branislav.Ai tha se cila është arsyeja që presidenti e deputetët ftojnë vazhdim afati të Gjykatës Speciale, OVL është për zbardhjen e krimeve, por kjo gjykatë është raciste dhe po bashkëpunon me persona që kanë bashkëpunuar me Millosheviqin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...