Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka lënë të nënkuptohet se LDK nuk mund të llogarisë më në të.
Osmani për herë të parë në mënyrë direkte ka thënë se me vendimin për ta përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK, me këtë parti ka përfunduar gjithçka, shkruan Reporteri.
E pyetur nga gazetarët se a do të jetë vonë për LDK-në që të kërkojë nga Osmani mbështetje në rast se kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, Osmani ka thënë se tashmë është vonë.
“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve,
E pyetur se do të garojë në një listë të përbashkët me kreun e VV-së, Albin Kurti, Osmani ka thënë se janë në kontakt me Kurtin për tema të ndryshme, dhe në momentin kur ndodh diçka konkrete, atëherë do ta informojë publikun.
“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga postet udhëheqëse në parti./Arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite