Google ADS

Vazhdojnë rastet me koronavirus në Premierë Ligë, City konfirmon dy të prekur

12:11 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Manchester City ka konfirmuar se dy yjet e skuadrës, Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19.

Dy lojtarët janë izoluar duke ndjekur protokollin, kurse asnjëri nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, transmeton portali arbresh.info.

“Qytetarët” përmes një komunikate kanë konfirmuar rastet me Covid-19.

“Manchester City FC mund të konfirmojë se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitiv për Covid-19”.

“Dy lojtarët janë izoluar duke ndjekur protokollin e Premierë Ligës. Asnjëri nga ta nuk ka shfaqur simptoma të virusit”.

“Të gjithë në klub i urojnë Riyad-it dhe Aymeric shërim sa më të shpejtë në stërvitje dhe edicionin e ardhshëm”, shkruhej në njoftim.

https://twitter.com/ManCity/status/1302894584431808512

City nuk është skuadra e vetme angleze me raste me koronavirus, ngase edhe klubet e tjera kanë konfirmuar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme