Google ADS

Tridhjetë vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Thaçi: Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor

09:59 | 7 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 7 shtatorin e vitit 1990, saktësisht tridhjetë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi ishte shekullor, shkruan Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë:

Vullneti i popullit tonë për liri dhe pavarësi ishte shekullor. I tillë ishte edhe vullneti i përfaqësuesve politikë. Ngjarjet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit të vitit 1990 ishin akte të guximshme të delegatëve shqiptarë, që dëshmuan vendosmëri dhe vetëdije të lartë kombëtare e shtetformuese.
Sot, me respekt të veçantë, kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila ishte bazament i fuqishëm për ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.
Liria dhe pavarësia ishin ëndërr e shumë brezave, që sakrifikuan gjithçka për t’i bërë realitet. HTH.

Të ngjashme