Sot gjykatavendosi që të lerë në masën e sigurisë burg pa afat babanë e Eglantina Bucit, Faik Bucin dhe vëllanë e saj Shkëlzen Bucin, pasi i morën jetën 23-vjeçares 8 vite më parë. Por si u përgatit plani dhe si u krye krimi? Abcnews.al zbardh dëshminë e plotë të bashkëpunëtorit të drejtësisë që hodhi dritë mbi krimin makabër që u zbulua 8 vite më pas. Ai ka rrëfyer me detaje si u thur plani nga i ati dhe si arriti vëllai që të ekzekutonte motrën e tij.
Bashkëpunëtori i drejtësisëka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje se si ka nisur situata kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra. I penduari i ka thënë grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje. “Me Shkëlzenin jam mik dhe për këtë arsye kam njohur edhe familjen e tij, babanë dhe motrën. Ai më kishte treguar se motra ishte larguar nga banesa e tyre bashkë me fqinjin kundër dëshirës së familjes. Kur kishte ikur e motra kishte marrë edhe një shumë lekësh rreth 12 milionë më tha Shkëlzeni.
Ai më kërkoi që të kisha një lidhje intime me të motrën për shkak se nuk po e gjenin dot. Për një periudhë kohe kam folur me Eglantinën por kisha frikë se mos më shkatërrohej familja ime pasi jam i martuar dhe kam edhe një djalë. Janë takuar edhe me parë afër kafes së ‘Rremës’. Në tavolinë kanë qenë Faiku, Shkëlzeni dhe xhaxhai, me to ishte gjithashtu edhe i dashuri i saj. Kafja ishte gjasmë për t’u pajtuar.
Faiku u kërkoi që të fejoheshin dhe ta bënin zyrtare. Më vonë unë jam takuar me të dhe në momentin që e kam takuar ka ardhur Shkëlzeni dhe më tha se ka ardhur për t’u pajtuar. Unë Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë “Golf 2”, për ta përdorur, pasi kam dy makina edhe një “Golf 3”. Shkëlzeni dhe Eglantina ishin përpara ndërsa mua më kërkoi që të futem mbrapa në makinë.
Ai i tha të motrës që do të shkonin për të pirë një kafe por më pas e devijoi rrugën drejt malit me Gropa. Englantia e kuptoi dhe filloi të dridhej dhe të qante i tha që do të bënte çtë donte ai do të martohej me këdo edhe sakat po të ishte vetëm mos ta lëndonin. Shkëlzeni nuk i foli fare dhe vazhdoi rrugën. Në momentin që kemi arritur në malin me Gropa ai e tërhoqi të motrën me forcë nga makina ndërsa ajo vazhdonte të qante, por ai nuk e mori parasysh.
Shkëlzeni e qëlloi direkt me plumb në fytyrë dhe pastaj edhe disa herë të tjera se kujtoj shumë mirë pasi u trondita më pas është afruar tek makina ka marre disa qese dhe e ka mbështjë trupin dhe se di ku e ka hedhur pasi isha i frikësuar. Më pas Shkëlzeni mori makinën dhe nisëm të ktheheshim, kur po vinim për poshtë ai ka marre në telefon Faikun (babanë) dhe i ka thënë që ajo punë u kry, Faiku e ka pyetur nëse ishte vetëm, Shkëlzeni i tha që isha edhe unë në makinë.
Faiku i kërkoi të më hiqte qafe por Shkëlzeni nuk pranoi, atëherë Faiku i kërkoi të më dërgonte tek ai. Kur kam vajtur dhe jemi takuar Faiku më kërcënoi me jetën e familjes time. Më tha që nëse flet me dikë për këtë ngjarje do të zhduk bashkë me familjen. Nga frika se mos u ndodhte dicka e keqe familjareve të mi unë kam heshtur” mësohet se ka thënë ai para grupit hetimor, raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci./abcnews.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...