Shumë njerëz kanë zakone jo fort të mira, duke filluar nga fëmijët, adoleshentët madje ndonjëherë edhe të rriturit. Këto janë lëvizje të pavetëdijshme të trupit, të tilla si kalimi i flokëve mes duarve. Rreth 1 në 20 persona përjeton këtë lloj sjelljeje të paktën për një periudhë të caktuar të jetës.
Një tjetër zakon është dhe ngrënia e thonjve, pothuajse 30% e popullsisë në botë e bëjnë këtë veprim. Ky është një zakon i keq, që shpesh i bën gishtat të shëmtuar për t’u parë dhe në rastin më ekstrem shkakton gjakderdhje.
Pse njerëzit e bëjnë këtë?
Për shumicën e njerëzve kjo është një sjellje nervoze, një simptomë ankthi ose një çrregullim obsesiv-kompulsiv. Në realitet, qëndron diçka tjetër prapa këtij gjesti.
Në një studim nga psikiatri Kieron O’Connor i Universitetit të Montrealit në Kanada, hulumtuesit studionin faktorët që lidhen me sjelljen e përsëritshme. Në këtë mënyrë, ata theksojnë, se ata që hanë thonjtë e tyre kanë një tipar të veçantë personaliteti: janë perfeksionist.
Studiuesit e këtij eksperimenti i ndanë subjektet në dy grupe, ata që e kishin këtë zakon dhe ata që nuk e kishin. Më pas pjesëmarrësit i‘u nënshtruan katër situatave të ndryshme: stresi (vizioni i një aksidenti ajror), relaksimi (projeksioni i valëve të detit), mërzitje (ata mbetën vetëm në një dhomë) dhe frustrimi (u dhanë një problem shumë të vështirë për t’u zgjidhur, duke thënë se ishte veçanërisht i thjeshtë).
Pas vëzhgimit të reagimeve të subjekteve të përfshira, studiuesit dolën në përfundimin se ata që kishin sjellje të përsëritura nuk hanë thonjtë e tyre kur zbuten, por vetëm në situata të tjera. Pra, është një zakon që vjen në situata të mërzitjes ose frustrimit, kur nuk ndihet produktiv. Ngrënia e thonjve nuk është vetëm një përgjigje ndaj ankthit apo stresit, por një mekanizëm për t’u marrë me situata në të cilat perfeksionistët nuk mund të japin më të mirën.
Sipas këtij studimi, ata që kanë sjellje të përsëritura priren të jenë perfeksioniste në organizatë: të prirur për të zhgënjyer dhe të paduruar, humbasin lehtë shpresat kur nuk arrijnë qëllimet që janë të vështira. Zakonisht ata janë njerëz që planifikojnë çdo gjë në detaje dhe mërziten nëse nuk ka produktivitet.
O’Connor beson se në sajë të këtij zbulimi do të jetë më e lehtë për të trajtuar sjellje të tilla, duke u përqendruar në ndryshimin e qëndrimit të perfeksionistit, në vend që thjesht të përpiqen të ndalojnë këto zakone – diçka që deri më tani nuk ka qenë shumë e frytshme.
Tani që njihni shkaqet, ndoshta do ta shihni ndryshe këtë zakon. Dhe nuk ka asgjë të keqe të duash që çdo gjë të jetë e mirë organizuar. Por në qoftë se ju keni tendencë të gjakosni gishtat, është më mirë të flisni me mjekun tuaj./standard/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...