Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit Hoti për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Ky është reagimi i tij:
Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem!
Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime që janë kundër luftës dhe angazhimit të vet popullit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Një ndër këto shumë vendime është edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ta hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem.
Ky vendim i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem është goditje për popullin e shtypur palestinez, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe kundër shumë rezolutave të votuara në OKB të cilat kanë kundërshtuar invazionin e regjimit izraelit në tokat palestineze.
Populli i Kosovës kurrë nuk e ka mbështetur shtypjen, vrasjen dhe përsekutimin e popujve të ndryshëm.
Populli i Kosovës dhe populli palestinez ndajnë një histori të përbashkët. Të dy popujt kanë qenë të shtypur, vrarë dhe përsekutuar nga dy regjime të ndryshme, nga regjimi i Serbisë dhe ai i Izraelit.
ZOTI deshti që populli i Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ta fitoi lirinë dhe pavarësinë.
Tani nuk është e drejtë dhe e moralshme që politika kosovare të merr vendime kundër popullit të shtypur palestinez.
Populli palestinez historikisht e ka mbështetur popullin e Kosovës në angazhimin dhe sakrificën për liri dhe pavarësi.
Një fjali e urtë thotë ” mos ia bë atë dikujt nëse nuk ia dëshiron vetes”.
Gëzim Kelmendi
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...