Kosova ka pësuar humbje në shtëpi nga Greqia me rezultat të ngushtë 1 – 2.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me mysafirët që gjetën golin dy herë, ndërsa “Dardanët” vetëm një herë, pavarësisht disa rasteve të mira, shkruan portali arbresh.info.
Qysh në minutën e tretë, Limnois arriti ta dërgojë topin në rrjetën e Samir Ujkani-t, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë derisa pritej një përmbysje, gabim nga mbrojtja dhe portieri bëri që Siovas të gjendet i lirë para golit dhe të dyfishojë rezultatin.
Rezultatin e ngushtoi Bernard Berisha në minutën e 82-të përmes një super gjuajtje gërshërë, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Pas kësaj humbje, Kosova renditët në pozitën e tretë në tabelë me 1 pikë, derisa Greqia qëndron në pozitën e parë me katër sosh./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...