Google ADS

Real Madrid i hapur për shitjen e Gareth Bale

18:52 | 6 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid duan që sa më parë të shesin sulmuesi Gareth Bale.

Uellsiani edicionin e kaluar zhvilloi vetëm 20 ndeshje, derisa ishte shumë afër transferimit në Kinë, marrëveshje e cila dështoi në momentet e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, “Los Blancos” janë të hapur që ta shesin Bale, i cili nuk është në projektin e trajnerit Zinedine Zidane.

Zidane ia ka bërë me dije klubi madrilen që nuk e do Bale dhe të shitet sa më parë në mënyrë që të rriten fundet për të realizuar disa transferime, siç është ai i Erling Haaland ose Kylian Mbappe.

Ende asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë për Bale, shkaku i pagesës së madhe.

Sidoqoftë, nëse do këtë ndonjë ofertë, atëherë Real-i do e lejojë të largohet si agjent i lirë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme