Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab deklaroi se nuk ka asnjë informacion që tregon se ngjarja ka lidhje me terrorizmin.
Në sulmet me thikë në qytetin Birmingham të Britanisë së Madhe, një person ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur prej të cilëve dy më rëndë.
Në një deklaratë nga policia e West Midlands që është përgjegjëse për Birminghamin thuhet se kanë filluar një hetim për krime pas sulmeve të ndodhura gjatë natës në zona të ndryshme të qytetit.
Në deklaratë vihet në dukje se sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se vazhdojnë punimet për gjetjen e autorit.
Sulmet nuk janë akte terroriste por që mund të kenë lidhje me luftën e bandave, thuhet më tej.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab deklaroi se nuk ka asnjë informacion që tregon se ngjarja ka lidhje me terrorizmin./AA/
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...