Afro 300 persona me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalet e Kosovës

15:34 | 6 Shtator 2020
A Z

Pandemia koronavirus e ka vështirësuar gjendjen në spitalet kosovare.

Sipas raportit të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, 277 persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet kosovare, transmeton Indeksonline.

Klinika Infektive në Prishtinë gjithsej po trajton 54 pacientë, pas tyre vjen Spitali i Prizrenit që po trajton 52 pacientë.

Gjithësej, gjashtë persona në Kosovë janë duke u trajtuar me respiratorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme