Google ADS

“E kemi edhe të qartë se çka paraqiste reciprociteti, ishte mekanizmi që tregonte se ku i dhemb palës tjetër”

14:15 | 6 Shtator 2020
A Z

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se reciprociteti i vendosur nga Qeveria “Kurti” ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se reciprociteti ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër.

“1. Nuk patëm marrëveshje bilaterale mes dy shtetesh, sepse Serbia nuk do ta shoh Kosovën si Republikë.

Nuk përmenden askund kufinjtë shtetëror, përmenden vetëm si pika administrative dhe hiqen fare përmes mini-shengenit, sepse kështu Serbia nuk do të përballet me kufijtë dhe dokumentet e Republikës së Kosovës.
Serbia i arrin të gjitha këto pa pasur nevojë të përballet me “Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell Klan Kosova.
Ish-ministrja e Drejtësisë ka thënë se të gjitha këto janë arritur pa bërë Serbia asnjë kompromis,

“Ndërkohë pikërisht këtu nxjerrte telashe për Serbinë RECIPROCITETI, sepse e përballte direkt me atë që na takon dhe ajo që është normale dhe marrëdhënie e shëndosh bilaterale me secilin shtet”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4239470772790348

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme