Franca mbështet Greqinë e cila sot pretendon për shelf kontinental disproporcional me madhësinë e ishullit Kastellorizo i cili ndodhet 2 kilometra nga Turqia dhe 582 kilometra nga Greqia.
Franca e cila shkoi në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar dhe fitoi çështjen duke mbrojtur se ishujt britanikë në Kanalin e La Manshit nuk mund të jenë si shelf kontinental i territorit kryesor të Britanisë së Madhe, kundërshton veten e saj duke pretenduar të kundërtën në Mesdheun Lindor.
Franca, mbështetësja më e madhe e Greqisë në Mesdheun Lindor, befason me qëndrimin e saj në çështjen e shelfit kontinental të ishujve.
Në vitet 1970 Franca ka patur me Britaninë një mosmarrëveshje të ngjashme me atë mes Turqisë dhe Greqisë, ku Franca ka mbrojtur se nuk mund të jetë më shumë se 3 milje shelfi kontinantal i ishujve që njihen si ishujt La Mansh që i përkasin Britanisë por të cilat janë afër me Francën.
Ishujt britanikë në brigjet e Francës
Ishujt La Mansh të cilët kanë një popullsi prej 170 mijë banorësh dhe që përbëhen nga ishujt Jersey, Guernsey, Alderney, Sark, Herm dhe Jethou si dhe nga disa shkëmbinj, që prej vitit 1066 janë nën kontrollin e Britanisë. Me një largësi më e afërta 87 milje nga Britania, ishujt arrijnë në një distancë deri në 8 milje me Francën në Alderney.
Problemi lidhur me shelfet kontinantale të ishujve që sollën përballë njëra-tjetrës Francën dhe Britaninë për shkak të burimeve të naftës që ndodhen në rajon, arriti të zgjidhet vetëm në gjykatë.
Pretendimet e palëve
Britania në gjykatë, ashtu sikurse vepron sot Greqia mbrojti idenë se madhësia e ishujve nuk ka rëndësi dhe se kufiri detar me Francën duhet të përcaktohet duke marrë në konsideratë këtë element.
Ndërsa Franca tha se kërkesa e Britanisë për kufijtë me distancë të barabartë që merr për bazë ishujt do të zvogëlonte shelfin kontinental të Francës në favor të Britanisë, për më tepër ky pretendim është plotësisht joproporcional me madhësinë e ishujve dhe gjatësinë e brigjeve.
Ndër të tjera pas mbrojti edhe idenë se kufiri me distancë të barabartë do të ndajë në dy zona të ndryshme shelfin e saj kontinantal, Franca pretendoi se kufijtë e ishujve La Mansh duhet të përcaktohen 6 milje me nga 3 milje për secilin për ujërat territoriale dhe shelfin kontinental.
Shelfi kontinental i ishujve u përcaktua në 12 milje
Gjykata e cila vendimin e saj e shpalli më 30 qershor 1977 mori vendimin në masë të madhe në favor të Francës. Gjykata vendosi që vija mes dy palëve nga territori kryesor të vendoset në mes të Kanalit La Mansh. Gjithashtu gjykata kufizoi me 12 milje shelfin kontinental të ishujve La Mansh. Në këtë mënyrë Franca arriti të ruajë shelfin e saj kontinental pasi gjykata arriti përfundimin se ishujt nuk mund të kenë shelf kontinental më të madh se 12 milje.
Pavarësisht këtij vendimi në favor të saj, Franca mbështet Greqinë e cila sot pretendon për shelf kontinental disproporcional me madhësinë e ishullit Kastellorizo i cili ndodhet 2 kilometra nga Turqia dhe 582 kilometra nga Greqia. Mbështetja e këtij pretendimi të Athinës ndeshet me tezat që Franca ka mbrojtur për shumë vite kundër Britanisë dhe që janë pranuar në masë të madhe edhe në Gjykatën Ndërkombëtare./AA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...