Në 24 orët e fundit janë shënuar 7.505 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.297.322 numrin e rasteve.
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.297.322 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.505 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.297.322 numrin e rasteve ndërsa me 226 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 31.131.
Deri më sot numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.779 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.511 dhe në Algjeri 1.539 vdekje.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 636.884 raste, Egjipti me 99.712 dhe Maroku me 70.166 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.033.734.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...