Google ADS

Windows 10 do të shkarkohet automatikisht në kompjuterin tuaj

09:56 | 1 Nëntor 2015
Arbresh Info

Përdoruesit e gjigantit softuerik Microsoft do të kenë të shkarkuar automatikisht sistemin operativ Windows 10 në kompjuter pa dijeninë e tyre.

Si pjesë e planeve për lëshim të përditësimit të fundit, që tashmë është i instaluar në miliona pajisje, konsumatorët që përdorin Windows 7 apo 8 do detyrohen për përditësim nga viti i ardhshëm. Ashtu si një përditësim i rekomanduar çdo përdorues i Microsoft-it me përditësime automatike të aktivizuara, siç ofron Microsoft për të parandaluar përdoruesit kundër kërcënimeve në siguri, do të ketë të shkarkuar softuerin i ri.

“Varësisht nga ndryshimet në Windows Update, kjo mund të shkaktoj përditësimin të filloj automatikisht në pajisjen tuaj”, shpjegoi kompania, transmeton arbresh.info.

Sipas kompanisë kjo do ndodh si pasojë e kërcënimeve dhe përmbajtjeve të rrezikshme në internet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme