Edhe ish Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe ish Grupi Punues Teknik që u krijua për zhvillimin e “Minierës së Re” rekomanduan Qeverinë e Kosovës që të ndërtojnë “Minierën e Re” në zonën jugore të fshatit Hade dhe Shipitullë në Komunën e Obiliqit, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht paralajmërimit për dëmet që do t’i shkaktojë buxhetit të Kosovës ndërtimi i “Minierës së Re” në fushën e Veriut, Qeveria nuk po merr për bazë rekomandimet e ekspertëve në këtë fushë.
Ish drejtori i Bordit të KEK-ut Faruk Hajrizi ka treguar për portalin arbresh.info se si bordi i atëhershëm ka marrë vendim në mënyre unanime që të bëhen punimet në fushën jug.
“Ne si bord i drejtorëve të asaj kohe kemi marrë vendim që miniera të bëhet në pronën e KEK ut d.m.th pjesën Jugore, kemi marr vendim zyrtare si pasojë e tokës që ka qenë në pronësi të KEK-ut dhe kualitetit të thëngjillit që ka pasur pjesa jugore dhe kemi menduar se fizibiliteti i përgjithshëm i këtij projekti për minierën në jug do jetë më i favorshëm për KEK-un. Atje nuk ke pas me shpronësua toka”, ka thënë ai.
Por sipas tij, vendimi i tyre ishte vetëm rekomandues për Qeverinë e Kosovës i njëjtë me rekomandimin e Grupit Punues Teknik që u mandatua nga vetë qeveria.
“Vendimi jonë ishte vetëm rekomandues Edhe vendimi i bordit të KEK-ut dhe vendimi i Komisionit që ka krijuar qeveria është rekomandues nuk është vendim fuqiplotë, sepse këtë vendim e merr Qeveria, thotë ai.
Hajrizi nuk e di përse Qeveria po mendon ndryshe nga rekomandimet e tyre dhe të shumë ekspertëve të cilës sipas tij thonë se thëngjilli në pjesën jugore është shumë më i mirë.
Fusha Veri financiarisht KEK-ut i kushton shumë më shumë, thotë ai.
“Sa i përket pjesës aktuale ka qenë edhe para se me qenë unë në bord para fillimit të vitit 2017. Por këtë vendim që pritet të bëhet unë nuk kam koment pse ata mendojnë ndryshe. Por mendimi i gjithë ekspertëve, ne kemi bërë shpime dhe kualiteti i thëngjillit është shumë më i mirë në pjesën jugore se sa veriore. Fusha Veri financiarisht KEK-ut i kushton shumë më shumë. Standardet e linjitit duhet më qenë më ndryshe thëngjilli i veriut është më i dëmshëm”, ka thënë ai.
Po ashtu edhe Shefi i Grupit Punues Teknik, Izet Ibrahimi, në një intervistë për arbresh.info thotë se “Miniera e re” ka për qëllim të furnizojë me thëngjill kapacitetet aktuale gjeneruese të energjisë dhe atyre në të ardhmen që mund të ngritën.
Por, sipas tij po bëhet debat nën presione për fushën në Jug, pasi mbështetësit e fushës në Veri janë më të fuqishëm.
“Por, Jugu është një prej fushave që kualitetin e thëngjillit e ka larg më të mirë se sa në fushën Veri. Prona e Jugut është pronë e KEK-ut mbi 90 për qind. KEK-u ka licencë operimi për 52 hektarë për këtë fushë, dhe më e rëndësishmja është se mbi këtë fushë nuk ka mundësi të degradimit të mëtutjeshëm të tokave rreth KEK-ut. Fillimisht Qeveria ka mbështetur këto hulumtime, dhe ka nxjerrë një vendim se KEK-u është i obliguar të fillojë me hartimin e planit kryesor xehetar për zhvillimin e “Minierës së re” në fushën Jug”, thotë Ibrahimi.
Sipas tij fusha në Veri është 100 për qind private, dhe se aktivitetet minerare në fushën Veri determinojnë zhvendosjen e banorëve, ose banimi në atë zonë do të jetë shumë i rrezikshëm në aspektin shëndetësor.
Portali arbresh ka provuar të marr edhe përgjigje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit lidhur me këtë vendim që pritët të merr qeveria e Kosovës, por nuk kishin përgjigje./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...