Përdoruesit e marijuanës do ta cilësonin këtë veprim si “ëndërr me sy hapur”, ose parajsë.
Rrugët e Tel Aviv, të premten që sapo lamë pas janë mbushur me qese të mbushura me marijuanë.
E gjitha kjo ka ndodhur si organizim i “Dronit Jeshil”, një organizatë që është angazhuar në punimin e legalizimit të marijuanës. Ishin pikërisht ata që me anë të dronit shpërndanë qeset në Tel Aviv të Izraelit.
Pak para këtij aksioni të çuditshëm, organizatorët dërguan mesazhe në “Telegeram” (aplikacion që nuk përgjohet) për të paraljmëruar fansat e kanabisit.
‘Tashmë ka ardhur koha vëllezër të dashur. A është një zog? A është një aeroplan? Jo është droni jeshil që do të shpërndajë kanabis falas nga qielli. Kënaquni vëllezërit e mi, unë jam piloti që dua të sigurohem që të gjithë të merrni pak dashuri falas”, shkruhej në mesazh.
Ende nuk dihet se çfarë ka bërë policia.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...