Komisioni Evropian propozoi, mes të tjerash, vendosjen e kritereve të përbashkëta për të gjitha vendet për të përcaktuar zonat e kuqe në mënyrë që të zbatohet çdo masë kufizuese në lëvizjen e lirë të personave, në një rekomandim të miratuar për të siguruar më shumë qartësi dhe parashikueshmëri për iniciativat e ndërmarra nga shtete të ndryshme në sajë të riforcimit të koordinimit të BE-së.
“Ne propozojmë një qasje të përbashkët për çdo masë që kufizon lëvizjen e personave në vendet anëtare”, nënvizoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kujtuar rëndësinë e qarkullimit të lirë të personave brenda Unionit.
“Ne besojmë se asnjë qytetari evropian nuk duhet t’i refuzohet hyrja në një vend tjetër të BE-së”, theksoi ajo.
“Për këtë arsye ne rekomandojmë më tepër përdorimin e testeve dhe karantinës sesa mbylljen e kufijve”, shtoi Ursula von der Leyen.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...