Shenjtërimi i Nënë Terezës është përkujtuar edhe nga Papa Françesku përmes një postimi në twitter, ku ka drejtuar një lutje te posaçme.
“Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne, që mënyra jonë e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas, që të derdhet te të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race apo feje!”, shkruan papa Françesku në postimin e tij në Twitter.
Si sot katër vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza, që për miliona njerëz anembanë botës ishte shenjtore edhe për së gjalli, u shpall zyrtarisht edhe nga Vatikani si e tillë.
5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.
Shën Tereza “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.
Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiri irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.
Më pas, ajo u nis me mision për në Indi, në qytetin e Kalkutës. Aty Nënë Tereza themeloi urdhrin e saj Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, çka e kreu më përkushtim deri në fund të jetës së saj.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë