Pamela Anderson thotë se martesa 12-ditorëshe me Jon Peters ishte vetëm ‘drekë e çuditshme’

22:31 | 5 Shtator 2020
Arbresh.info

Pamela Anderson është e njohur për lidhjet e saj të shumta sentimentale gjatë jetës së saj.

Më e komentuara ndaj saj ishte martesa 12-ditorëshe me producentin e filmave, Jon Peters, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Twitter, është folur rreth kësaj çështje, duke u konsideruar martesa vetëm si ‘drekë të çuditshme’.

“Pamela Anderson nuk ishte martuar kurrë me Jon Peters – ishte thjesht një drekë e çuditshme … jo “martesë” jo “divorc”, thuhej në postim.

Postimi mund të jetë shkruar nga ekipi i saj i reklamave, pasi i referohej asaj në vetën e tretë.

Llogaria e saj u kthye pak më vonë me një ‘tweet’ vijues që përsëriti të parën me më shumë detaje.


Në të shkruhej: “Pamela Anderson kurrë nuk ishte martuar legalisht me Jon Peters (mik i familjes gjatë gjithë jetës)”.

Burimet i thanë më parë The Hollywood Reporter se Anderson dhe Peters nuk kishin bërë kërkesë për një certifikatë martese.

Kohët e fundit, Page Six ka raportuar se Pamela është në takim me rojën e saj të sigurisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme