Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes Kosovës – Greqi.
Kosova do të pres Greqinë nesër në ‘Fadil Vokrri’, në një ndeshje që do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Rrahmani ka përmendur mungesat e Kosovës, por ka thënë se pret që lojtarët të japin maksimumin si gjithmonë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Rrahmanit.
“Në ndeshjen ndaj Moldavisë shkuam mirë, por mungonte finalizimi dhe pasimi i fundit.”
“Mungesa e Rashicës? E vërtetë se na mungojnë shumë futbollistë. Mungesa e lojtarëve të rëndësishëm vërehet edhe te kombëtaret e mëdha. Shpresoj që futbollistët që aktivizohen ta kryejnë punën ashtu siç duhet dhe të bëjmë ndeshje të mirë.”
“Sot do të bëjmë stërvitjen e parë. Presim të bëjmë sa më mirë. Mungesat janë evidente, por presim që lojtarët që luajnë të bëjnë maksimumin, siç kanë bërë gjithmonë.”
Rrahmani pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Greqisë.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...