Google ADS

New York vazhdon të ketë pak raste të Covid-19

18:47 | 5 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Shteti i New York-ut që ishte shteti me më së shumti raste të koronavirusit në SHBA tashmë ka një normë të ulët të rasteve të reja.

Për të 29 ditë me radhë në New York , COVID-19 vazhdon të ketë një normë infeksioni nën 1%, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar vetëm dy vdekje me koronavirus në gjithë shtetin derisa numri total i fataliteve është 32.573. Ndërsa, raste aktive janë 442.698.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme