Nga të gjitha vendet që përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-së, Kina ka programin më të madh dhe luan rolin më aktiv në këtë, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Robert O’Brian.
“Ne e dimë që Kinezët luajnë rolin më aktiv”, u tha O’Brian gazetarëve në një konferencë, raporton FOX News.
Inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia zhvilloi një fushatë kibernetike për të kthyer rezultatin e zgjedhjeve 2016 në favor të republikanit, Donald Trump dhe kishte raporte që hakerat mund të përpiqeshin të ndikonin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Moska ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016, transmeton Telegrafi.
“Ne ua kemi bërë shumë të qartë kinezëve, rusëve, iranianëve dhe të tjerëve, të cilët nuk janë bërë publike, se kushdo … që përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane do të duhet të përballet me pasoja të tmerrshme”, tha O’Brian, i cili tha se Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar që hakerat kinezë po sulmojnë infrastrukturën zgjedhore amerikane.
Kina ka mohuar me këmbëngulje pretendimet e qeverisë amerikane për të hakuar kompani amerikane, politikanë ose agjenci qeveritare.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku republikani dhe presidenti aktual, Trump do të ballafaqohet me demokratin, Joe Biden.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...