Prin Prishtina, këto janë qytetet ku u regjistruan rastet e reja me koronavirus

15:03 | 5 Shtator 2020
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 117 raste të reja me koronavirus, derisa 131 persona janë shëruar dhe 5 kanë ndërruar jetë.

Qytetet me numrin më të madh të rasteve të reja janë Prishtina me 36 raste dhe Gjilani me 21 raste.

Gjithashtu rastet e tjera janë nga komuna e Prizrenit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vitisë 9 raste, komuna e Suharekës 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Klinës 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3056514254476558

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme