Delegacioni kosovar për dialogun, kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe nënshkruan me palën serbe marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, nën prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje rezultoi edhe me një dhuratë simbolike për palën kosovare, meqë Kryeministrit Avdullah Hoti, Presidenti amerikan i ka dhuruar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë e bënë të ditur Shefja e Stafit të Kryeministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi përmes një fotografie të publikuar.
”Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”. ”Dhurata e Presidentit Trump”, shkruan Dushi
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane